Britania e Madhe dhe BE’ja arrijnë marrëveshje për Brexit, pritet drita e gjelbër e parlamentit

  • 17 October 2019 - 12:07
Britania e Madhe dhe BE’ja arrijnë marrëveshje për Brexit, pritet drita e gjelbër e parlamentit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje sa i përket iniciativës së daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Johnson ka thënë se kjo marrëveshje e re është shumë e mirë dhe se tashmë Britania e Madhe do ta marrë në dorë situatën.

Megjithatë pritet që parlamenti britanik të jap dritën e gjelbër për një marrëveshje të tillë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje të re madhështore, përmes të cilës e kemi marrë në dorë situatën- tani i takon parlamentit që të kryej punën e vet të shtunën, kështu që ne mund të vazhdojmë me prioritet tjera siç është shëndetësia, kostoja e jetesës, krimet dhe mjedisi”, ka shkruar Johnson. 

Ndërkohë ka reaguar edhe Juncker pas arritjes së marrëveshjes. Ai ka thënë se është një marrëveshje e drejtë dhe e balancaur për dy palët, ndërkohë ka sygjeruar që Komicioni Evropian ta miratojë atë.

“Aty ku ka vendosmëri, aty ka marrëveshje- ne e kemi një të tillë ! Është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar për BE-në dhe Britaninë e Madhe, dhe është një dëshmi e përkushtimit tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj Komisioni Evropian që ta miratojë këtë marrëveshje”, ka shkruar tutje Juncker.

(Kosova Sot Online)