Osmani në Washington takon kongresmenin Johnson i cili vizitoi Kosovën para pak kohe

  • 17 October 2019 - 14:30
Osmani në Washington takon kongresmenin Johnson i cili vizitoi Kosovën para pak kohe

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka njoftuar se dje është takuar edhe me senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili para disa ditësh kishte qenë për vizitë në Kosovë.

“Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, i cili shërben në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit”, ka shkruar Osmani, pa dhënë shumë detaje rreth takimit.

Ndryshe nënkryetarja e LDK’së dje ka takuar edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ndërsa të martën është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropë nga Këshilli për Siguri Kombëtare, John Eath.

Gjatë kësaj vizite në Washington, Osmani ka takuar gjithashtu edhe kongresmenin Dean Philips.

 

Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, i cili shërben në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit. ë ë

Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, October 17, 2019

(Kosova Sot Online)