Vjen paralajmërimi: Ja kur nisin arrestimet e Speciales

  • 17 October 2019 - 15:34
Vjen paralajmërimi: Ja kur nisin arrestimet e Speciales

Gjykata Speciale po vazhdon të thërras në intervistim ish-ushtarët dhe eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetëm gjatë këtij muaji, 25 prej tyre kanë marrë ftesë nga ky institucion, deri sa numri i atyre që janë thirrur për tu intervistuar që nga themelimi i Speciales shkon mbi 100.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, kanë thënë se gjatë tetorit dhe nëntorit do të ngrihen edhe aktakuzat e para, derisa kanë paralajmëruar edhe disa arrestime.

Image
Blerim Burjani

E lidhur me këtë, për "Kosova Sot Online", foli analisti dhe juristi, Blerim Burjani.

Ai tha se shpejti mund të ndodhin arrestimet e para të Speciales, të cilat padyshim do të sjellin ndryshime të reja në Kosovë.

"Shumë shpejt mund të ndodhin arrestimet e para përmend aktakuzave,më së largu deri në dhjetor mund të priten katër aktakuza. Kuptohet që kjo Gjykatë do të sjellë edhe ndryshime të reja në Kosovë, luhatje stabiliteti dhe paqartësi", tha Burjani për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se arrestimet mund të bëhen nga Njësia Speciale me policinë dhe EULEX-in. 

"Se kush do të jenë të arrestuarit e parë nga Gjykata Speciale, për mendimin tim është vlerësim i bazuar në fakte nga prokuroria, para varet nga mbledhja e provave dhe klasifikimi i tyre. Kualiteti i fakteve do të vendos", përfundoi Burjani për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)