E tmerrshme: Shikoni si e rrezikon jetën ky punëtor në Prishtinë duke u bartur me vinç

  • 18 October 2019 - 10:42
E tmerrshme: Shikoni si e rrezikon jetën ky punëtor në Prishtinë duke u bartur me vinç

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat shpesh herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në rritje. Kjo për shkak të mos kujdesit të punëdhënësve por edhe punëtorëve.

Në videon më poshtë shihet se si një punëtor në Prishtinë, rrezikon jetën duke hipur në vinçin i cili po transportonte materiale të ndërtimit.

Ka vazhdimisht ankesa se si kompanitë e private rrezikojnë jetën e punëtorëve duke mos i ofruar kushtet e nevojshme.

Zakonisht ankesat janë të drejtuara tek kompanitë e sektorit të ndërtimtarisë, pasi ata janë më të ekspozuar ndaj rrëzikut në vendin e punës.

Pavarësisht kësaj, ka punëtor të cilët vet rrezikojnë jetën e tyre duke bërë veprime të pakujdesshme.

(Kosova Sot Online)