Osmani takon kongresistin Engel në Washington

  • 18 October 2019 - 14:18
Osmani takon kongresistin Engel në Washington

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot është takuar me kongresistin amerikan Eliot Engel.

Përmes një shkrimi në Facebook këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani e cila ka shkruar se Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Në takim me Kongresistin Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

Në saje të vizitës në SHBA, Osmani ka njoftuar se është takuar edhe me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew Palmer, zyrtarë të Bankës Botërore, senatorin Ron Johnson si dhe kongresistin Dean Phillips. 

 

Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është...

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, October 18, 2019

(Kosova Sot Online)