Flet Konjufca pas takimit me LDK-në

  • 18 October 2019 - 14:45
Flet Konjufca pas takimit me LDK-në

Ka përfunduar takimi i grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së. Pas këtij takimi Glauk Konjufca ka folur para medieve se cilat kanë qenë temat e sotëme për një bashkëqeverisje në mes këtyre dy partive.

“Janë folur temat më të rëndësishme dhe reformat e ardhshme sektoriale që duhet t’i ndërmarrë qeverisja e ardhshme LVV-LDK”, ka thënë Konjufca.'

Ai ka thënë se nuk mund të japë detaje, duke shtuar se kanë pasur një atmosferë shumë të mirë në diskutimet që po bëhen.

“Ne kemi shumë nevojë në reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi e administratë. Nuk kemi folur as për ministri, as për ndarje të resorëve. Nuk ka pasur kurrfarë kushte. Takimi ka qenë shumë miqësor, dhe kjo mendoj që është një rrugë shumë e mirë drejt bashkëqeverisjes”, ka shtuar Konjufca.

Ai ka thënë se asnjëra palë nuk kishte kushte për njëra tjetrën.

“Ka qenë një takim shumë i mirë, kemi folur për temat që na presin ditët e para të punës”, ka shtuar tutje Konjufca.

Konjufca ndërkohë ka thënë se nuk e kanë diskutuar rreth mundësisë së futjes së NISMA’së në koalicion nëse e kalon pragun.

“Kjo nuk ishte temë e diskutimit tonë”, ka përfunduar Konjufca.

(Kosova Sot Online)