Reagon bashkëshortja e Astrit Deharit, pas publikimit të një pjese të ditarit

  • 18 October 2019 - 18:20
Reagon bashkëshortja e Astrit Deharit, pas publikimit të një pjese të ditarit

Bashkëshortja e Astrit Deharit, Arta ka reaguar përmes një shkrim në Facebook rreth publikimit që dje në disa media i është bërë ditarit të Astritit.

“Dje dhe sot janë shfaqur nëpër gazetat dhe rrjetet sociale, shkrime nga ditari i Astritit. Kam një pyetje, për këto media dhe këto portale se nga kush po i marrin këto shkrime? Ku ne si familje nuk e kemi as një pjesë të ditarit të Astritit. Mendoj se ditari është shumë personal dhe nuk duhet të bëhet publik”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)