“Bisha e armatosur”: Brenda fabrikës ruse të tankeve

  • 19 October 2019 - 18:29
“Bisha e armatosur”: Brenda fabrikës ruse të tankeve

Ushtria ruse ka lejuar realizimin e një seti fotografik brenda një prej fabrikave të saj ku prodhohen tanku që është përdorur në luftëra të ndryshme, më e fundit ajo në Siri.

Makineria më e frikshme e luftës është tanku 45-tonësh, T-72B3, një version i përmirësuar i tankut sovjetik T-72, i cili u përdor fillimisht në vitin 1971 gjatë konfliktit Irak-Iran, por edhe në luftërat në Çeçeni në mes të viteve 1990.

Versioni i ri ka disa parametra të përmirësuar. Ka një motor tërësisht të ri, shënjestra të reja dhe një sistem kontrolli tërësisht modern.

Prodhimi i tankut bëhet në një fabrikën Uralvagonzavod, në qytetin rus Nizhny Tagil.

(Kosova Sot Online)