Në këtë qytet pati të shtëna me armë - policia jepë detajet

  • 19 October 2019 - 19:05
Në këtë qytet pati të shtëna me armë - policia jepë detajet

Pronari i një lavazhi në Berat ka qëlluar me armë ndaj disa personave të cilëve u kishte dhënë me qira biznesin.

Sipas policisë shkak është bërë mospagesa e lekëve të qirasë.

Për pasojë 3 persona janë vënë në prangat e policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

“Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendngjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhit, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhit të cilën e ka dhënë me qira, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.


(Kosova Sot Online)