QNR: Numërohen 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre

  • 20 October 2019 - 09:43
QNR: Numërohen 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre

Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

Ai shtoi se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)