Profesori universitar pas aksidentit: Albin Kurti duhet të ruhet, nëse i ndodhë diçka ka pasoja të rrezikshme për Kosovën

  • 21 October 2019 - 08:05
Profesori universitar pas aksidentit: Albin Kurti duhet të ruhet, nëse i ndodhë diçka ka pasoja të rrezikshme për Kosovën

Analisti dhe profesori i njohur, Rrahman Paçarizi po thotë se tanimë pasi Albin Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë duhet të ketë kujdes të shtuar.

Gjatë mbrëmjes së sotme vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati një aksident në Shqipëri dhe raportohet se nuk pati të lënduar.

Profesori Paçarizi o thotë se Kurti derisa të merret nën mbrojtjen e autoriteteve, nëse bëhet kryeministër, duhet të ruhet vetë.

Sipas tij, Kurti dhe njerëzit të cilët e rrethojnë duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodhë atij, ka pasoja të rënda për vendin.

Postimi i plotë:

AKSIDENTI

Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme..

(Kosova Sot Online)