Intervistohet për tri ditë nga Gjykata Speciale– Driton Lajqi dyshohet për zbulim të...

  • 21 tetor 2019 - 14:15
Intervistohet për tri ditë nga Gjykata Speciale– Driton Lajqi dyshohet për zbulim të...

Driton Lajqit i është sekuestruat telefoni mobil, nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pasi që në të i janë gjetur komunikimet e shumta, që konsiderohen fshehtësi zyrtare, me akter politik, përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ministri Tahiri po ashtu ka pranuar ftesë nga Specialja, siç ka thënë ai në cilësinë e dëshmitarit.

Prokuroria në Hagë, e ka ma marrë në pyetje Driton Lajqin, drejtorin e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata speciale, në cilësinë  e të dyshuarit për zbulim të fshehtësisë zyrtare, që  lidhen me përpjekjet për tentimin e hetimeve që po i kryen kjo prokurori.

Insajderi ka mësuar se Lajqi është marrë në pyetje për tri ditë rresht,  nga e mëkua në të premten, në cilësinë e të dyshuarit mbi të cilin rëndojnë akuzat për përgjegjësi të madhe në këtë rast. Intervistimi i Lajqit është bërë në Hagë.

Media ka mësuar se Lajqit i është sekuestruat telefoni mobil, në të cilin janë gjetur komunikimet e shumta rreth kësaj çështje me akter politik, përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Hetimi ka të bëjë me një rast që ka dyshime, se shteti i Kosovës është përfshi edhe në tentativë për blerje të dëshmitarëve.

Javën e kaluar u konfirmua se edhe Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është ftuar për intervistim nga Specialja.  Në RTV Dukagjini, Tahiri tha se ka marrë ftesë si dëshmitar, duke shtuar se ka pasur një komunikim intensiv me Dhomën e Prokurorisë së Specializuar. 

“Para 2 jave kam marrë ftesë nga Prokurori i Specializuar që në fund të muajit të jem atje në cilësinë e dëshmitarit. Ka qenë e pritshme një ftesë e tillë sepse në 2018 kemi pasur një komunikim intensiv me Dhomat e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e ministrit të Drejtësisë. Gjatë këtij viti e kam parë si diçka që ka me ndodh në të ardhmen për shkak të paqartësive gjatë këtyre komunikimeve. Sa i përket përmbajtjes së dokumenteve nuk mundem te flas për shkak se janë konfidenciale por kemi pasur një komunikim goxha të gjatë për disa çështje të ndryshme që kanë qenë në interes të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Tahiri në një emision në TV Dukagjini.

Tahiri më tej kishte thënë se që nga marrja e detyrës së ministrit të Drejtësisë ka thënë se do të krijojë një zyrë brenda MD-së e cila do të merret me ‘implementimin e obligimeve nga ligjet që kemi për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe ligjin për përkrahjen e atyre që janë të ftuar nga Dhomat e Specializuara’.

“Ne në asnjë rrethanë asnjëherë nuk mund të ndërhyjmë në punë të gjykatës sepse jemi larg gjykatës. MD asnjëherë nuk mund të posedojë ndonjë informacion që është konfidencial apo të dëmtojë procesin”, shtoi Tahiri.

(Kosova Sot Online)