Kandidatja e PDK’së i del në mbrojtje mësuesit në Prizren

  • 21 October 2019 - 22:25
Kandidatja e PDK’së i del në mbrojtje mësuesit në Prizren

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Besa Ismaili, e quan të drejtë kushtetuese, veprimin e mësuesit në Prizren, i cili fotografoi nxënësit duke i nderuar sulmet ushtarake të Recep Tayyip Erdogan ndaj civilëve kurdë.

Shumë reagime ka nxitur fotografia e një mësuesi të një shkolle në Prizren, ku nxënësit e tij qëndrojnë gatitu, ashtu sic po qëndrojnë në Turqi së fundmi për të nderuar sulmet ushtarake të urdhëruara nga Erdogani ndaj kurdëve.

Por këto reagime, kandidates për deputete i duken antikushtetuese, pasi ajo thotë se komuniteti turk ka të drejtë të shfaqë flamurin e vet.

“Seriozisht, a i bie kjo që pjesëtarët e komunitetit turk në Kosovë, mësues e nxënësit , nuk u lejohet të shfaqin flamurin e tyre? Mendoja që kjo është e drejtë kushtetuese, apo nuk është kështu kryetar [i drejtohet kryetarit të Prizrenit, Mutaher Haskuka]”, ka shkruar Besa Ismaili në Tëitter. 

Ndërkaq mësuesi në Prizren i ka thënë sot mediave se nuk ka qenë kërkesë e tij ajo fotografi, porse nxënësit e kanë bërë me vetëdëshirë.


(Kosova Sot Online)