Forcat amerikane të larguara nga Siria s’kanë leje për të qëndruar në Irak

  • 22 October 2019 - 11:25
Forcat amerikane të larguara nga Siria s’kanë leje për të qëndruar në Irak

Ushtria e Irakut that ë martën se forcat amerikane që kanë ardhur nga Siria dhe që kanë hyrë në territorin irakian nuk kanë leje për të qëndruar aty dhe se këtë vend mund ta përdorin vetëm si transit.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me njoftimin e Pentagonit se rreth 1000 trupa amerikane që janë larguar nga Siria do të vendosën në pjesën perëndimore të Irakut për ta vazhduar fushatën kundër militantëve dhe Shtetit Islamik dhe për ta mbrojtur Irakun.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara më vonë dha sqarim dhe tha se çështja e vendosjes së forave në në territor të caktuar nuk është përmbyllur dhe se mund të ketë ndryshim të planit. 

“Të gjitha forcat amerikane që janë tërhequr nga Siria e kanë marrë miratimin për të hyrë në rajonin e Kurdistanit në mënyrë që të kenë mundësi për të dalë jashtë Irakut. Këtyre forcave nuk u është dhënë leje për të qëndruar brenda territorit të Irakut”, thuhet në deklaratën e ushtrisë irakiane.

Është e paqartë nëse këta ushtarë amerikanë do ta përdorin Irakun si bazë për realizimin e sulmeve në Siri apo për kryerjen e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ndryshe, në Irak janë të vendosur pesë mijë ushtarë të tjerë amerikanë. Ata i trajnojnë forcat irakiane dhe sigurohen që të mos kthehen militantët e Shtetit Islamik, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)