Prishtinasi e rrah ish-gruan

  • 22 October 2019 - 11:39
Prishtinasi e rrah ish-gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një grua ka lajmëruar mbrëmë policinë pasi që e njëjta ishte kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.

I njëjti pasi që e kishte kanosur viktimën është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa, njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Me datën 21.10.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ishte kanosur dhe pas kanosjes i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)