Zbardhet vrasja në Dukagjin, 26-vjeçari vrau djalin e xhaxhait. Policia jep detajet

  • 22 October 2019 - 14:46
Zbardhet vrasja në Dukagjin, 26-vjeçari vrau djalin e xhaxhait. Policia jep detajet

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Lazer Arraj. 

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje dhe policia thote se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve. Mesohet se autori eshte nipi i viktimes.

NJOFTIMI

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

Marash Arraj., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër. 

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Lazer Arraj., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(Kosova Sot Online)