Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. 51

  • 23 October 2019 - 10:52
Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. 51

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit, nesër (datë 23 tetor 2019) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51.

Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë. Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Mediat janë të ftuara ta ndjekin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.

Ju mirëpresim

Agjencia Kosovare e Privatizimit

www.pak-ks.org.