Prokuroria jep detaje për personin që u arrestua nën dyshimet për krime lufte

  • 23 October 2019 - 14:35
Prokuroria jep detaje për personin që u arrestua nën dyshimet për krime lufte

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për personin e arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë gjatë luftës në Kosoë.

Zëdhënsi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person me inicialet N.A, derisa për të njejtin prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.A. i dyshuar se kishte kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë gjatë luftës në Kosovë. Prokurori i rastit gjatë ditës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti Special”, kanë njoftuar nga prokuroria. 

Polica ndërkaq sot ka njoftuar se personi dyshohet se ka kryer krime luftës në majin e vitit 1999 në lagjen Emshir në Prishtinë.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile”, thekson raporti. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)