Nis takimi për koalicion, Vetëvendosje pret LDK’në në selinë e saj

  • 23 October 2019 - 15:15
Nis takimi për koalicion, Vetëvendosje pret LDK’në në selinë e saj

Kanë arritur në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, dy përfaqësuesit e grupit punues të LDK-së, për takimin e dytë që do të mbahet për harmonizim të programeve, shkruan media.

Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku janë pritur në VV nga Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, derisa, ky është takimi i dytë që po mbahet pas zgjedhjeve në mes të këtyre grupeve, me anë të së cilave po tentohet që të bëhet harmonizimi i programeve për të krijuar mundësinë e koalicionit paszgjedhor.

Takimi i parë ishte mbajtur javën e kaluar në selinë qendrore të LDK-së.

VV ka dalë e para nga zgjedhjet, derisa LDK si parti e dytë.

(Kosova Sot Online)