Atmosfera brenda takimit VV-LDK, nuk mungon flamuri kombëtar në selinë e partisë së Kurtit

  • 23 October 2019 - 15:29
Atmosfera brenda takimit VV-LDK, nuk mungon flamuri kombëtar në selinë e partisë së Kurtit

Tashmë ka filluar takimi i dytë në mes të grupeve punuese të LDK-së, e Vetëvendosjes që po mbahet në Selinë Qendrore të VV-së në Prishtinë.

Mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje nga takimi, pasi që i njejti po mbahet me dyer të mbyllura.

Takimi i parë ne mes të grupeve punuese për harmonizim të programit ishte mbajtur në javën e kaluar në selinë e LDK-së, në Prishtinë.

Nga VV në grup punues janë Besnik Bislimi, Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu.

Nga LDK ndërkaq Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti.

(Kosova Sot Online)