Eksperti i sigurisë flet për aksionin e fshehtë të Serbisë në Kosovë, ky ishte qëllimi

  • 24 October 2019 - 17:35
Eksperti i sigurisë flet për aksionin e fshehtë të Serbisë në Kosovë, ky ishte qëllimi

“Të gjitha shenjat janë se ky është një aksion i kryer nga shërbimet e fshehta serbe në Serbi e në Kosove. Nuk do të befasohesha nëse rezultatet e marra nga institutet jashtë Kosove të mos mundë të vërtetojnë se ka pasur helmim”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Po mbushen më shumë se 10 ditë nga dita kur në QNR shpërthyen zarfet me votat e helmuara, të ardhura nga Serbia, dhe akoma nuk ka asnjë shpresë ë se do të zbulohet lloji i helmit dhe qëllimi i përdorimit të tij.

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha, në një prononcim për “Kosova Sot Online”, konsideron se institucionet e Kosovës e kanë injoruar rrezikun e tillë që është parashikuar të vie nga Serbia, e që ka mundur të jetë me pasoja akoma më të mëdha.

Image
Xhevat Meha

“Edhe pse është krijuar situatë e rëndë, situata e krijuar me helmimet nga fletëvotimet e ardhura nga Serbia për shumë kë ishte diçka e pa pritur, por nga faktet është diçka e pritshme. Rezultati i votimeve ka prish shumëçka nga pritjet e strukturave të fshehta serbe. Dhe gjithsesi këto struktura nuk rrinë duar kryq përballë situatës së krijuar nga rezultati i votimeve”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Ndonëse akoma nuk ka ndonjë raport zyrtar në të cilin mundë të bazohemi për të nxjerr konstatimet, Meha është i sigurt që sulmi me helm e ka prejardhjen nga Serbia, kurse analizat nuk do të mundë ta nxjerrin krejt të vërtetën në shesh, sepse bëhet fjalë për një sulëm të përgatitur seriozisht me mjete të sofistikuara. 

“Rezultatet e mostrave të dërguara në laboratorë jashtë Kosove ende nuk kanë ardhur. Të gjitha shenjat janë se ky është një aksion i kryer nga shërbimet e fshehta serbe në Serbi e në Kosovë. Nuk do të befasohesha nëse rezultatet e marra nga institutet jashtë Kosove të mos mundë të vërtetojnë se ka pasur helmim. Unë nuk jam ndonjë njohës i substancave toksike mirëpo çka di unë është se kur kryhen aksione të fshehta sigurisht se përdoren substanca të cilat vështirë se do të vërtetoheshin përndryshe nuk do të quhej aksion i fshehtë. Ky aksion i shërbimeve të fshehta serbe sigurisht se është kryer për të arritur disa synime si paraqitja e pakicës serbe si e viktimizuar,serbeve u mohohet e drejta e votës, dhe shpëtimi i mundshëm nga humbja e figurave ballore të pjesëtarëve të vetë në krye të institucioneve të Kosovës nga rezultati i votimeve”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Tani sipas Mehës, disa aktor të këtyre strukturave brenda Kosovës që veprojnë në politikë, do të mbeten jashtë politike, por disa të tjera do të vazhdojnë dhe kështu akoma më gjatë do të ruhet kontinuiteti i veprimit dhe lidhjeve nga brenda dhe nga jashtë Kosovës.

“Disa, jo të gjithë, nga krerët e strukturave të fshehta serbe në Kosovë pritet të dalin jashtë skenës politike si rezultat i votimeve të fundit, krijimi i mjegullnajës sepse strukturat e fshehta serbe suksesin më të madh në veprimet e tyre e kanë kur ka mjegullnajë”, tha Meha për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)