Babai i Astritit thotë se djali i tij vazhdimisht kërcënohej

  • 24 October 2019 - 21:42
Babai i Astritit thotë se djali i tij vazhdimisht kërcënohej

Babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, ka thënë se Astrit Deharin vazhdimisht e kërcënuar që ta pranojë veprën për të cilën është akuzuar.

“Astriti ka deklaruar se natën po e marrin në pyetje, po e nxjerrin nga burgu. E kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë. Vazhdimisht disa persona brenda burgut e kanë kërcënuar që ta pranonte veprën për të cilën akuzohej”, është shprehur babai i Astrit Deharit.

Përveç Astrit Deharit, edhe të akuzuarit tjerë janë kërcënuar.

“Të gjithë të akuzuarit janë kërcënuar. Atdhe Arifit i kanë thënë, ke kujdes mos vepro edhe ti si Astriti që të bësh vetëvrasje”, shtoi babai i Astrit Deharit.

(Kosova Sot Online)