Ky ishte fjalimi rrënqethës i Vjosa Osmanit për Astrit Deharin

  • 25 October 2019 - 17:49
Ky ishte fjalimi rrënqethës i Vjosa Osmanit për Astrit Deharin

Kuvendi i Kosovës në vitin 2016 mbajti një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimi në Prizren.

Lidhur me këtë ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani , e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për kryeministre të Kosovës nga LDK-ja ka thënë se,

Rasti i Astrit Deharit të bëhet simbol  i drejtësisë në vend. 

“Ne do të jepnim shembull të mirë nëse prindërit e Astritit do të ishin këtu për të treguar se ne nuk jemi në rrugë të gabuar, por këto 17 vite pas luftës kanë dëshmuar një dështim të sistemit të drejtësisë, për këtë mjafton t’i lexojmë edhe raportet e organizatave ndërkombëtare. Është me rëndësi të thuhet se kush ishte Astriti, është me rëndësi të thuhet se ishte   i ri, mbi 70 % e qytetarëve të Kosovë janë të ri duhet të ndërtojnë një ditë besimin  në institucionet  e Kosovës e ata nuk e kanë, ai u kthye nga Zvicra  me ëndrrat e  Kosovës, së shpejti do të bëhej mjek jo duke blerë nota, por me punë dhe angazhim ,Astriti  ishte një bashkëshort  e prind në pritje, përtej  përkatësisë  politike e akuzave për politizim të rastit ne nuk jemi diplomat ne jemi përfaqësues të popullit zëri  i atyre 24 mijë nënshkruesve që po kërkojnë hetim të pavarur e drejtësi të pavarur, duhet të kërkojmë që nëse kanë mbetur qindra vrasje e vdekje të dyshimta që të punojmë që rasti i  Astriti të bëhet simbol  i drejtësisë në vend”. ka thënë Osmani.

Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e plotë të Vjosa Osmanit.

(Kosova Sot Online)