Edi Rama pret Albin Kurtin në Tiranë

  • 25 October 2019 - 19:37
Edi Rama pret Albin Kurtin në Tiranë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë uikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, tha më herët Kurti gjatë një panairi në Kosovë.

Takimin e paralajmëroi dje edhe kryeministri Rama. 

Më herët është thënë se Rama do t’i propozojë ministri të veçanta për të dyja vendet me qëllim të përmirësimi të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare.

(Kosova Sot Online)