Vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin, paralajmërohet tronditja e PSD-së

  • 28 October 2019 - 07:37
Vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin, paralajmërohet tronditja e PSD-së

“Zgjedhjet e 6 tetorit përpos që sjellën ndryshim në qeverisjen e Kosovës ato konfiguruan edhe skenën politike, pasi të ashtuquajturat parti politike si NISMA, AKR, dhe PSD-në i dërgoi në periferi të skenës politike, drejtë zhbërjes së tyre, pasi duke mos qenë në pushtet, vazhdimi i ekzistimit të tyre është i panevojshëm për liderët Limaj, Pacolli dhe Ahmeti”, tha Haziri.

NISMA, AKR dhe PSD, nuk e kaluan pragun në këto zgjedhje duke mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës. E krejt kjo, sipas analistëve ka ardhur nga mospuna e tyre dhe nga e kaluara e tyre kriminale. E dështakun më të madh në këto zgjedhje, analistët e shohin Shpend Ahmetin, i cili pati një rënie nga75 mijë vota sa kishte në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, në vetëm 2 mijë vota në zgjedhjet e 6 tetorit.

E në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online", foli analisti politik, Nexhat Haziri, i cili tha se mos hyrja në Kuvendin e Kosovës të këtyre partive, përbën një lajm të mirë.

Image
Nexhat Haziri

"Mos kalimi i pragut nga NISMA dhe AKR-ja, përbën një lajm të mirë, pasi këto dy të ashtuquajtura parti politike janë një lloje “Dugaje” që iu shërbejnë interesave personale e familjare e një grupi të ngushtë të Fatmir Limajt, respektivisht Behgjet Pacollit. Si të tilla ato për gjithë kohën si paterica të partive më të mëdha kanë qenë sinonim i korrupsionit dhe nepotizmit dhe nuk kanë sjellë asgjë të mirë vendit, apo ndonjë alternativë në skenën politike kosovare", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, zgjedhjet e 6 tetorit përpos që kanë sjellë ndryshimin në Kosovë, këto parti i dërgoi drejt zhbërjes së tyre.

"Njëjtë është edhe sa i përket PSD-së, prapa së cilës kanë qëndruar oligarkët “Devolli”, të cilët pas kësaj partie kanë fshehur interesat e tyre biznesore. Andaj zgjedhjet e 6 tetorit përpos që sjellën ndryshim në qeverisjen e Kosovës ato konfiguruan edhe skenën politike, pasi të ashtuquajturat parti politike si NISMA, AKR, dhe PSD-në i dërgoi në periferi të skenës politike, drejtë zhbërjes së tyre, pasi duke mos qenë në pushtet, vazhdimi i ekzistimit të tyre është i panevojshëm për liderët Limaj, Pacolli dhe Ahmeti. NISMA, AKR dhe PSD, ishin të dëmshme për vendin, iu shërbyen vetëm interesave të ngushta të atyre që i themeluan dhe shuarja e tyre, është e shëndetshme jo vetëm për skenën politike por në përgjithësi për Kosovën", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)