Kërkohet Vetting-u në Kosovë nën mbikëqyrjen e SHBA-së

  • 28 October 2019 - 07:42
Kërkohet Vetting-u në Kosovë nën mbikëqyrjen e SHBA-së

“I gjithë sistemi në Kosovë, të gjithë gjyqtarët e prokurorët e sistemit duhet t'i nënshtrohen regjimit të VETTING-ut. Pra drejtësia në Kosovë duhet të kaloje para gjykimit ,para VETTING-ut. Kështu pra VETTING-u duhet të funksionoje si një "Gjykate Speciale" për gjyqtarët e prokurorët shqiptare- kosovar”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Partnerët e rinj të koalicionit që pritet të ndërtohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK, një nga temat parësore që i kanë premtuar në fushatën zgjedhore për fuqizimin e shtetit të së drejtës, duhet ta kenë bërjen dhe futjen në zbatim të ligjit Vetting.

Kështu presin edhe ekspertët e së drejtës, sipas të cilëve, Vettingu si proces duhet ta merr dhe ta ketë rolin e një Gjykate Speciale për dështimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të deritashëm, që kapen të kenë rënë ndesh me ligjin, sepse vetëm kështu është i mundur kthimi i besimit qytetar dhe publik te drejtësia.

Njohësi i kësaj fushe, Skënder Kapiti tha për “Kosova Sot Online” se gjyqtarët e prokurorët me rekorde kriminale që nuk largohen,, duhet të ndiqen e hetohen dhe të dënohen, sepse ndryshe nuk krijohet besimi në drejtësi të pa varur dhe efektive.

Sipas Kapitit, qytetarët nuk mund ta kthejnë besimin në drejtësi pa një Vetting të mirëfilltë, hetim dhe ndëshkim për gjyqtarët e prokurorët e inkriminuar,

Kapiti thotë se Vettingu nuk mundë të ketë sukses nëse nuk mbikëqyret ashpër nga SHBA-ja.

Image
Skender Kapiti

“VETTING-u në Kosovë duhet të funksionon si një Gjykatë Speciale për të gjykuar gjyqtarët e prokurorët në Kosovë. Kjo Gjykatë domosdoshmërish duhet monitoruar dhe drejtuar nga BE e kryesisht nga SHBA, pasi në gjendjen ku kanë degraduar edhe drejtësia edhe politika në Kosovë, nuk mundet që as politika dhe as drejtësia në Kosovë që të ketë vullnetin për vete VETTING të vetes së tyre, pra as për dekriminalizimin e vetes së tyre. Së pari duhet dekriminalizuar sistemi i drejtësisë, i cili i paraprin me pastaj edhe dekriminalizimit të politikës, por edhe të shoqërisë”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kapiti thotë se bazamenti më i fuqishëm i reformimit të drejtësisë kosovare në mandatin e ri, do të duhej të jetë zbatimi i ligjit Vetting, model që po e zbaton akoma Republika e Shqipërisë.

“VETTING-u është reforma jetike për Kosovën, sepse bën të mundur pastrimin e sistemit të drejtësisë. Themi është reformë jetike për shtetin sepse shteti identifikohet me drejtësinë. Pa drejtësi nuk ka shtet por ka antishtet pasi funksionon anti ligji, ose ligji i xhunglës, i më të fortëve të krimit, tradhtisë dhe hajdutëria. I gjithë sistemi në Kosovë, të gjithë gjyqtarët e prokurorët e sistemit duhet t'i nënshtrohen regjimit të VETTING-ut. Pra drejtësia në Kosovë duhet të kaloje para gjykimit ,para VETTING-ut. Kështu pra VETTING-u duhet të funksionoje si një "Gjykate Speciale" për gjyqtarët e prokurorët shqiptare- kosovar”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kjo sipas tij, është domosdoshmëri jetike e pastrimit dhe fuqizimit të gjithë sistemit të drejtësisë, edhe atij gjyqësor edhe prokurorial.

Madje, veç largimit, sipas Kapitit, duket të kërkohen edhe elemente që penalizojnë të gjithë ata që kanë bërë shkelje të ligjit e të kushtetutës, duke dëmtuar qytetarët dhe shkelur të drejtat e njeriut. “Jo vetëm pastrimi dhe largimi nga puna e detyra e gjyqtarëve, por duhet dhe ndëshkimi penal i atyre që kanë bërë vepra me korrupsionin, trafikimin dhe kapen me krimin gjyqësor. Vetting-u, miratimi dhe funksionimi i ti,j do t'ua kthente shpresën dhe besimin më të madh qytetarëve te drejtësia”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Meqenëse ky proces i hapjes dhe zhvillimit të thellë të reformës në drejtësi, pastrimit të saj nga kapësit dhe shkatërruesit e deritashëm është premtuar nga Albin Kurti gjatë fushatës si kandidat për kryeministër, Kapiti thotë se duhet të jetë pikërisht kabineti i kryeministrit që ta sponsorizon një ligj të tillë së bashku me Ministrinë e drejtësisë.

“Nisma për VETTING-un duhet të merret politikisht në parlament, të iniciohet nga Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, pasi që kështu ecë dhe kështu fillon edhe serioziteti dhe legjitimiteti i besimit që votuesit kosovare ua dhanë atyre me votë në zgjedhjet e 6 Tetorit. Shqiptarët e Kosovës e kanë bërë një veting fillestar për politikën, nëpërmes të votës, pasi e ndëshkuan politiken e cila kishte kapur shtetin, ligjin dhe sistemin, por tani e ka radhën politika që erdhi në pushtet, që ta bëjë në parlamenti ligjin VETTING për drejtësinë, dhe që duhet t'i kërkojnë ndihmën edhe BE-së edhe SHBA –ve”, përfundoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)