Vajza emigrante hëngri darkë me 3 djem, kur njëri i kërkoi të shkonin në hotel…

  • 28 October 2019 - 10:24
Vajza emigrante hëngri darkë me 3 djem, kur njëri i kërkoi të shkonin në hotel…

Policia prangosi një 36-vjeçar pasi sic thuhej ne njoftim, kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re.

Por BW raporton se te dy te rinjte kishin njohje dhe ngjarja ka ndodhur pak pasi ata kishin konsumuar një darkë se bashku.

Mesohet se vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.

(Kosova Sot Online)