Burri nga Prizreni e rreh gruan, e bën për spital

  • 28 October 2019 - 11:12
Burri nga Prizreni e rreh gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë në Prizren një të dyshuar pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)