Flet eksperti amerikan, thotë se Grenell s’mund të gjejë zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi deri...

  • 29 October 2019 - 10:47
Flet eksperti amerikan, thotë se Grenell s’mund të gjejë zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi deri...

Eksperti i çështjeve politike nga Fondacioni Amerikan “Heritage”, Luke Coffey, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës.

Coffey i cili është edhe drejtor i ‘Allison Center” për Studime të Politikës së Jashtme, ka thënë se nuk beson që i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell, mund të gjejë një zgjidhje mes dy palëve shumë shpejtë, duke shtuar se nuk është reale të pritet një marrëveshje për normalizim të raporteve deri në pranverën e vitit 2020.

“Duke parë situatën politike në Kosovë, dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi. Unë realisht nuk e shoh se si mund të arritët një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në pranverën e ardhshme. Shpresoj që nuk kam të drejtë, dhe që do të kemi një marrëveshje deri atëherë, por nuk jam optimist”, ka thënë Coffey.

Ai tutje ka thënë se Uashingtoni duhet të jetë i kujdesshëm kur dialogun me Serbinë, për shkak të sinjaleve që vijnë nga Beogradi.

“ Presidenti e thotë një gjë, kryeministrja një gjë tjetër dhe ajo zakonisht flet për publikun evropian. Ne duhet t’i mbajmë sytë hapur. Duhet ta mbajmë derën hapur për Serbinë që të integrohet në komunitetin Euroatlantik, por duhet të kemi në mendje lidhjet historike, kulturore dhe fetare( që Serbia) ka me Rusinë, dhe ne nuk mund të pretendojmë se ato nuk ekzistojnë”, ka shtuar tutje eksperti amerikan.

Coffey ka kujtuar faktins e Serbia ka nënshkruar një marrëveshje për ekonomi Unionin Euro-Aziatik, dhe që është duke bërë ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat ruse.

Tutje ai ka thënë se gjeneratat që do të vijnë në Serbi do ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është Evropa sesa EuroAzia.

(Kosova Sot Online)