Zyrtari i PDK-së sulmohet rëndë, vjen reagimi i parë nga kjo parti

  • 29 October 2019 - 17:27
Zyrtari i PDK-së sulmohet rëndë, vjen reagimi i parë nga kjo parti

Jakup Sabedini, humanisti dhe veprimtari i PDK-së në Ferizaj, është sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu thuhet në një reagim nga dega e PDK-së në Ferizaj.

“Dhuna është e papranueshme kudo që ndodh e ndaj kujtdo që ndodh! Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku ofrimi i shërbimeve urgjente mjekësore ishte i pashmangshëm. Rasti është raportuar menjëherë tek organet e sigurisë, porse deri më tani, nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin në plotni”, thuhet në reagim.

Ndërsa, pas këtij lajmi, ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj.

Ai thotë se, “sulmi i fallangave të VV-së rrugëve dhe kërcënimet e vazhdueshme, të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se ku qojnë”.

“VV ka fituar vetëm 10% te trupës elektorale të Kosovës, apo vetëm 25% të votueseve të 6 Tetorit. Sulmi i fallangave të VV rrugëve dhe kërcënimet e vazhdueshme, të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se ku qojnë”, shkruan Gecaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)