Paralajmërimi: Devollëve po u vjen fundi, Albin Kurti...

  • 29 October 2019 - 18:27
Paralajmërimi: Devollëve po u vjen fundi, Albin Kurti...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për oligarkët e Kosovës, duke përmendur korporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj.

Por a do te ndalet zhvatja miliardëshe e Devollëve, të cilët siç thotë kryeministri në ardhje, janë të rëndë gjysmë miliardi euro dhe a do të guxojë prokuroria të sjellë në bankën e të akuzuarve Devollët dhe klanin Pronto bashkë me nëntokën kriminale? 

Lidhur me këtë për “Kosova Sot Online” foli analisti dhe njohësi i ekonomisë, Dardan Grapci, ku sipas tij Kurti ka akuzuar edhe kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin për takimet dhe lidhjet e tij me Devollët.

Image
Dardan Grapci

"Mos të harrojmë që Albin Kurti ka folur shpesh duke akuzuar kryetarin aktual të Prishtinës dhe ish anëtarin e LVV-së Shpend Ahmetin për takimet e tij me Devollët nëpër jahtet luksoze dhe duke bërë biznese ilegale dhe duke ju premtuar tenderë dhe toka nëpër qytetin e Prishtinës", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Sipas Grapcit, korporatës Devolli është duke i ardhur fundi, e cila së pari fillon me homologimin e veturave, e pastaj me mbylljen e fabrikave.

"Korporatës Devolli është duke i ardhur fundi, së pari po fillohet me Homologimin e veturave, pastaj me mbylljen e fabrikave siç janë ato të qumështit, miellit dhe kafes, dhe në fund ART MOTION dhe Kujtesa. Albin Kurti shkurt dhe qartë ka thënë se Devollët dhe ata të cilët kanë lidhje me Devollët do të dalin para drejtësisë, si dhe ka deklaruar që nuk do lejon asnjë kompani apo korporatë ta zhvatë popullin në mënyrë ilegale dhe indirekte. Unë mendoj që nëse gjykohen Devollët, kërkoj nga gjykata që të gjitha gjërat që janë nën posedimin e korporatës Devolli, të sekuestrohen", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)