Ndëshkimi i rëndë për Shpend Ahmetin, ja mesazhi i qartë i 6 tetorit

  • 29 October 2019 - 19:56
Ndëshkimi i rëndë për Shpend Ahmetin, ja mesazhi i qartë i 6 tetorit

“Hataja dhe harami i zuri të gjithë . A ka turp më të madh se banda e Shpend jahtit që humbi me marren më të zezë, dhe dihet për çka. U pa hajnia,u panë lidhjet e tyre me bandat serbiane të nëntokës kriminale, ia kthyen shpinën Prishtinës dhe vraponin pas hajnisë si korbat pas kufomave, u pasuruan me vjedhje dhe prandaj e morri grushtin e “Migjenit” banda e Shpend hajnit me disa zagar që e ndjekin rrotull,por këta nuk do të jenë të vetmit. Koha shumë shpejt ka me treguar edhe të njëjtin fat do e kenë të gjithë cubat që e vodhën shtetin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj duke i bërë një vlerësim gjithëpërfshirës rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, konsideron se ky zhvillim i ri në Kosovë, ndëshkimi aq i ashpër i votës së popullit që ra mbi partitë politike të korruptuara e të lidhura me mafien e krimit të organizuar, është një lajm i mirë për të ardhmen e Kosovës, pasi qytetari ka filluar të vetëdijesohet seriozisht që votën e tij ta përdorë si protestë ndëshkuese për krimin dhe korrupsionin që po e ngufatë zhvillimin e shtetit tash e dy dekada.

“Tashmë populli është zgjuar dhe më nuk do të ndalet, sepse është mbushur kupa dhe e dha fjalën e vetë, duke i ndëshkuar këto banda politike që nuk punuan asgjë për popullin, pos për xhepat e tyre që i mbushen dhe u bënë super milionerë. Populli, me shumë të drejtë dhe me mençuri i ndëshkoi këto banda mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale. Populli, i pa edhe ato mashtrime dhe premtime boshe nga këta banda hajdutësh se kur thoshin se do hapen gjysmë milionë vende pune dhe ata i punësuan anëtarët e familjeve të tyre ose si thonë edhe akrabatë e tyre, militantët që lehnin për ta”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke parë këtë mënyrë të funksionimit kriminal të shtetit në 20 vitet e kaluara, Badallaj thotë se popullit iu mbush kupa, ndaj i´a vuri gishtin kokës dhe vendosi të distancohet, siç i quan ai nga kryebanditët, që sipas tij ishin të veshur në xhaketën shtetërore por bënin batërdi dhe kërdi duke e vjedhur djersën e tyre. 

“Përpos që i bënin rrush e kumbulla parat e qytetarit të derdhura në buxhetin e shtetit, ata bënin edhe sallamadi me luksin e tyre, ndërkaq, populli nuk kishte para as për bukë dhe as për ilaçe, kur krye hajnat dhe kryebanditët fluturonin me avion privat, shëtisnin me limuzina tepër luksoze, shkonin nëpër jahte milionëshe, bënin dyzen ahengu nëpër hotelet më të shtrenjta të botës bile bënin edhe fotografi duke u zgërdhirë si qentë e rrugëve duke menduar se populli nuk i sheh”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, të gjithë ata që do të vazhdojnë këtë rrugë të lidhjeve me krimin, në të ardhmen do t’i pret pesha akoma më e madhe e ndëshkimit, ashtu sikur ndëshkimi që ra mbi Shpend Ahmetin dhe grupin e tij të tej inkriminuar. 

“Hataja dhe harami i zuri të gjithë. A ka turp më të madh se banda e Shpend jahtit që humbi me marren më të zezë, dhe dihet për çka. U pa hajnia,u panë lidhjet e tyre me bandat serbiane të nëntokës kriminale, ia kthyen shpinën Prishtinës dhe vraponin pas hajnisë si korbat pas kufomave, u pasuruan me vjedhje dhe prandaj e morri grushtin e “Migjenit” banda e Shpend hajnit me disa zagar që e ndjekin rrotull,por këta nuk do të jenë të vetmit. Koha shumë shpejt ka me treguar edhe të njëjtin fat do e kenë të gjithë cubat që e vodhën shtetin. Banda e Shpendit e Shpend Ahmetit ka dhënë shpirt bashkë me gjakun e zi serb që quhet Devolli, por nuk është larg edhe vdekja e bandave të tjera që e vodhën popullin deri në palcë, ata janë në buzë të vdekjes sepse i dënoi vota e popullit”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)