“Skenari Thaçi-Vuçiq”, vjen paralajmërimi i tmerrshëm për Kosovën

  • 30 October 2019 - 15:19
“Skenari Thaçi-Vuçiq”, vjen paralajmërimi i tmerrshëm për Kosovën

“Tanimë përfundimisht po dalin në sipërfaqe të gjitha të palarat dhe përpjekjet e dyshimta dhe investimet renegate të kuislingut Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqit e Edvin Kristaq Ramës, që një pjesë e madhe dhe më e rëndësishme e diplomacisë botërore të binden me projektin e tyre monstruoz, për të ashtuquajturin korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh,që sipas informatave më të reja, kishte për qëllim shitjen e Trepçës-Serbisë për 10 miliard euro, të cilat do ti ndanin Edvin Kristaq Rama e Hashim Thaçi dhe ndarjen përfundimtare të Kosovës”, tha Qarri për ”Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë ta akuzojnë edhe më tutje kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçin, për dëmin e madh që i ka shkaktuar vendit, duke u angazhuar në prapaskenën e fshehtë të bisedimeve me Serbinë me Aleksandër Vuqiqin, i mbështetur edhe nga Edi Rama, që të arrihet një marrëveshje me Serbinë, kinse për normalizim të raporteve ndër fqinjësore dhe njohje, por që kjo marrëveshje do të paguante faturën e çmimit të shtrenjtë, me korrigjimin e kufijve ekzistues të Kosovës.

Tema e korrigjimit, respektivisht ndarjes, sado që është përmendur kalimthi edhe në Tiranë në Samitin e paqes të Evropës Juglindore, nga diplomati amerikan Kristofer Hill, sipas analistëve politikë është një alarm që na bënë të kuptojmë se kjo është një temë serioze dhe e rrezikshme. Analistët thonë se tani po dalin ashiqare në sipërfaqe të gjitha përpjekjet dhe investimet e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit, që edhe një pjesë e madhe e rëndësishme diplomacisë botërore, ta binden për projektin e tyre të fshehtë, për marrëveshje përmes ndarjes- shkëmbimit të territoreve.

Analisti politik, Gani Qarri shprehet se dita ditës po dekonspirohet ky projekt i rrezikshëm i hartuar në fshehtësi, por që në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare është vendosur si një nga alternativat e mundshme të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Gani Qarri

“Tanimë përfundimisht po dalin në sipërfaqe të gjitha të palarat dhe përpjekjet e dyshimta dhe investimet renegate të kuislingut Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqit e Edvin Kristaq Ramës, që një pjesë e madhe dhe më e rëndësishme e diplomacisë botërore të binden me projektin e tyre monstruoz, për të ashtuquajturin korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh,që sipas informatave më të reja, kishte për qëllim shitjen e Trepçës-Serbisë për 10 miliard euro, të cilat do t’i ndanin Edvin Kristaq Rama e Hashim Thaçi dhe ndarjen përfundimtare të Kosovës”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, lobimi i Thaçit e Vuqiqit për ta çuar përpara këtë projekt nuk është krejtësisht i pa suksesshëm, sepse tanimë edhe në qarqet amerikane shihet si opsion i mundshëm nëse palët merren vesh. 

“Këtë opsion e pranoi hapur si alternativë të mundshme kompromisi edhe diplomati amerikan, ish ambasadori i ShBA-s në disa shtete të rajonit, Christopher Hill, i cili nën ndikimin e mashtrimeve të propaguara në vijimësi nga Thaçi dhe Edvin Kristaq Rama, nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me kujdes pasi mund të prodhojë pasoja afatgjate në gjithë rajonin”, tha Qarri për Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, deklarimi me tone neutrale i z. Hill, tregon më së miri që angazhimi i Thaçit dhe bashkë mendimtarëve të tij, kanë filluar ta luhatin edhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe të shteteve që deri dje ishin kundër.

“Prandaj z. Hill nuk e tha krejt rastësisht se duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për këto gjëra, se ato mund të duken si gjëja e duhur, por asnjëherë unë nuk do të duhej nxituar për gjëra të tilla, ngase edhe një gjë tjetër është që ka dallime midis vendeve që njerëzit besojnë që do të zgjidhen me shkëmbim kufijsh. Ai ka thënë se këto dallime shkojnë më thellë se kaq, po ka thënë po ashtu se nuk është kundër, por e kupton pse po diskutohet, por duhet të bëhet me më shumë kujdes”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

( Kosova Sot Online)