Detaje për rastin ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë

  • 31 October 2019 - 10:50
Detaje për rastin ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë

Sot në mëngjes është gjetur një trup i pajetë në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë.

Njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës femër (1942).

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bregun e Diellit kanë bërë të ditur se 77 vjeçarja ka vuajtur nga hipertensioni dhe diabeti.

Në kartelën e saj të evidentuar nga 2007 figuron që zonja ka pasur hipertension, diabet, skoliozë e disa sëmundje të tjera.

“Dje pasdite është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.6 me ankesën se ka pasur dhimbje të trupit. Tensionin e pasur 120-80 dhe është rekomanduar nga mjekja kujdestare t’i bëjë analizat. Sot në mëngjes ka ardhur në laborator, i ka bërë analizat, mirëpo rrugës për në shtëpi ka ndërruar jetë”.

(Kosova Sot Online)