Foshnja del në eko duke i treguar dy gishtat kamerës

  • 31 October 2019 - 14:13
Foshnja del në eko duke i treguar dy gishtat kamerës

Foshnja më e çuditshme e Britanisë është kapur duke vënë dy gishta në kamera ndërsa ishte ende në bark dhe nëna e saj tha se ajo 'nuk priste asgjë më pak'.

Nëna e foshnjës, Jemma Houston, 21 vjeç, nga Paisley, Renfreëshire, u largua me fotografinë e pazakontë të vajzës së saj të pa lindur pas një skanimi në një spital. 

Prindërit e ardhshëm treguan se një eko e tillë nuk është e pazakontë për vajzën, pasi shpesh ka dalë e kthyer me kokë poshtë si edhe me këmbët e kryqëzuara apo edhe duke bërë gjeste të tjera të çuditshme.

Duke folur për fëmijën e saj ajo tha se në skanimin e parë që i bëri e gjeti me kokë poshtë ndërsa kur u bë skanimi për të parë gjininë foshnja rrinte me këmbët e kryqëzuara dhe nuk mundën të dallonin atë.

Ajo gjithashtu tha që partneri i saj Chris Miller, realizoi foton plot humor të skanimit.

Fotografia, e ngarkuar në Facebook, tregon fëmijën e pa lindur ende e cila është duke i treguar dy gishtat e saj kamerës.

(Kosova Sot Online)