‘Godet’ profesori i njohur: Ky është kulmi, ja dështimi i madh i Kosovës

  • 01 November 2019 - 07:45
 ‘Godet’ profesori i njohur: Ky është kulmi, ja dështimi i madh i Kosovës

"Ky është kulmi. Pra, dështimi rrjedhë nga të gjitha kryesitë nga qeveritë që nga pas shpallja e pavarësisë, sepse kurrë nuk u kërkua dhe nuk u paraqiten në kushte reparacioni. Jo vetëm këta, por asnjë lloj përgjegjësie nuk u kërkua nga Serbia. U vranë mbi 13800 veta, i dëbuan mbi 1 milionë dhe u përdhunuan 20 mijë femra shqiptare dhe askush nuk është përgjigjur ", tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Tash e 20 vite pas luftës politika kosovare dhe gjykatat në Kosovë vazhdojnë të “hedhin poshtë si të palejuara” mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve te luftës. Sipas analistëve dhe njohëseve të fushës së drejtësisë, thonë se gjyqësori dhe Ministria e Drejtësisë po vazhdojnë të "tallen" me qytetarët, pasi në Gjykatat e Kosovës nuk ke mundësi të ngresh padi kundër shtetit të Serbisë për dëmet e luftës në Kosovë.

E sipas profesori të së drejtës, Muhamet Kelmendi, çështja e dëmit të luftës është një masë juridike dhe e drejta ndërkombëtare e ka sanksionuar se është e drejtë e Kosovës të kërkoj kompensimin e dëmit material dhe dëmshpërblimin, që ndryshe quhet reparacion i luftës.

Image
Muhamet Kelmendi

"Në dy drejtime është shkelur kjo e drejtë legjitime e qytetarëve të Kosovës. Politika ka dështuar në vazhdimësi, sepse në çfarëdo takimi, qoftë në Bruksel a në SHBA-të, qoftë edhe direkt me kriminelët e Beogradit kurrë nuk e ka paraqitur çështjen e reparacionit dhe të mjeteve financiare të plaçkitura, sikurse është mjetet e pensionit, ato të kursyera etj. Dhe organet e Kosovës, KPK dhe KGJK , gjykatat e prokurorit pa asnjë të drejtë te paditë e bëra i kanë refuzuar me arsyetimin e inkompetencës", tha Kelmendi për "Kosova Sot Online".

Tutje, Kelmendi shtoi se ky dështim rrjedhë nga të gjitha kryesitë dhe qeveritë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

"Ky është kulmi. Pra, dështimi rrjedhë nga të gjitha kryesitë nga qeveritë që nga pas shpallja e pavarësisë, sepse kurrë nuk u kërkua dhe nuk u paraqiten në kushte reparacioni. Jo vetëm këta, por asnjë lloj përgjegjësie nuk u kërkua nga Serbia. U vranë mbi 13800 veta, i dëbuan mbi 1 milionë dhe u përdhunuan 20 mijë femra shqiptare dhe askush nuk është përgjigjur. Vetë kryekrimineli Vuciq e Daciqin ishin kriminel të Milloshevicit dhe kurrë nuk u kërkua nga z.Thaçi, ish-kryeministrat tjerë dhe presidentët e Kosovës përgjegjësia", shtoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, edhe pse pati takime në Bruksel, asnjëherë nuk u kërkua gjetja 1667 shqiptarëve të varrosur nëpër Serbi.

"Por vazhdoni kontaktet e takimet pa bazë dhe në dëme të shtetit unitar të Kosovës. Me dhjetëra takime u mbajtën ne Bruksel por kurrë nuk u kërkua gjetja e 1667 vetave të varrosur nëpër Serbi. Kurrë nuk u kërkua asnjë reparacion dhe përgjegjësi e shtetit serb për gjenocide. E gjykatat e Kosovës vepruan shumë dëmshëm. Refuzuan paditë dhe koha po ikën. A ka përgjegjësi kjo? Po. Por duhet të merren masa të spastrimit të sistemit tonë, në mënyrë që të veprohet drejtë dhe në bazë të kompetencave. Dihet se vendimet e gjykatave tona nuk e detyrojnë shtetin serb, por me mirë është të kemi vendime dhe në takime në Bruksel etj. Të kërkohet ekzekutimi. Logjika juridike është kjo. Por, këtu nuk ka logjikë. Ka interesa dhe nënshtrim total", përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)