Daçiq shkeli privatësinë e ambasadorës Vlora Çitaku, cenoi rregullat dhe parimet e OKB-së

  • 01 November 2019 - 08:08
Daçiq shkeli privatësinë e ambasadorës Vlora Çitaku, cenoi rregullat dhe parimet e OKB-së

Eksperti i sigurisë kibernetike dhe i rrjeteve sociale, Driart Elshani ka deklaruar se publikimi i certifikatës së lindjes së ambasadores së Kosovës nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shkelje flagrante e privatësisë dhe në kundërshtim të plotë me Kartën Univërsale për të drejtat e njeriut.

Ai e ka bërë këtë koment në profilin e tij në facebook, pasi kryedipolomati serb përi një veprim të tillë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Rregullat dhe parimet e OKB-së janë cenuar skajshmërisht duke publikuar një dokument strikto personal në Këshillin e Sigurimit. Kjo tregon që etika, ligjet dhe dinjiteti njerëzor për regjimin aktual të shtetit fqinj janë koncepte të panjohura.” ka deklaruar Elshani.

Dr. Driart Elshani, profesor universitar

Mbrëmë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

(Kosova Sot Online)