Arrestohet personi i cili sulmoi prokurorin në Prizren

  • 01 November 2019 - 09:25
Arrestohet personi i cili sulmoi prokurorin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi i dyshuar me inicialet B.Rr., lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar dje se është sulmuar fizikisht prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro.

(Kosova Sot Online )