Kadri Veseli në ambasadën amerikane, për pak fillon takimin me Palmer

  • 01 November 2019 - 11:45
Kadri Veseli në ambasadën amerikane, për pak fillon takimin me Palmer

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë ku pritet të takohet me Zëvendës ndihmësi e sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Momentalisht Palmer është takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, derisa për pak pritet të nisë takimi në mes të tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Palmer gjatë ditës ndërkaq nuk do të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurtin i cili ndodhet në vizitë jashtë shtetit.

Palmer në mesditë do të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në orën 13.30.

Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. 

(Kosova Sot Online)