Thaçi e Palmer folën për krijimin e shpejtë të institucioneve

  • 01 November 2019 - 15:15
Thaçi e Palmer folën për krijimin e shpejtë të institucioneve

Përmes një komunikate për media nga presidenca kanë treguar se çka u diskutua sot në takimin në mes të partit të shtetit Hashim Thaçit e të ngarkuarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Nga Presidenca bëjnë të ditur se Thaçi dhe Palmer kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kosova është një demokraci e konsoliduar, e dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ka institucione të pavarura të fuqishme, profesionale, të pavarura dhe liri të shprehjes”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përfaqësuesi Special, Matthew Palmer, foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)