Atentati në Durrës, shoqërohen personat që drekuan dje me prokurorin

  • 02 November 2019 - 10:30
Atentati në Durrës, shoqërohen personat që drekuan dje me prokurorin

Të paktën 10 persona janë shoqëruar që prej mbrëmjes së djeshme, në policinë e Durrësit, pas atentatit që ju bë mjetit me të cilin udhëtonin, prokurori Arjan Ndoji dhe dy miqtë e tij.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se ndër të shoqëruarit janë dhe dy personat me të cilët 3 personat kanë drekuar ditën e djeshme në një restorant në zonën e plazhit.

Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës prej ditës së djeshme janë në Durrës, ndërsa janë marrë masa të larta sigurie në qytet pas atentatit.

Policia ngriti postblloqe dhe ushtroi kontrolle në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.

Pistat ku është fokusuar grupi hetimor janë për shkak të detyrës dhe të konflikteve personale për pronat.

(Kosova Sot Online)