Ministri holandez: I takon Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pranueshme

  • 04 November 2019 - 10:29
Ministri holandez: I takon Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pranueshme

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, beson se është thelbësore që të  vazhdohet sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbi.

Ai deklaroi se duhet treguar shumë të kujdesshëm sa i përket idesë së ndarjes së njerëzve në baza etnike, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet që kanë ndodhur në rajon në të kaluarën.

Bloku, i cili ishte sot për vizitë zyrtare në Serbi theksoi se çdo zgjidhje në lidhje me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ku nënkuptohen pikëpamjet e qytetarëve. 

“Prandaj është thelbësore që ky proces të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të dyja vendet të përmbahen nga lëvizjet që dëmtojnë besimin e ndërsjellë”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja ka rritur angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe që i takon Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht.

(Kosova Sot Online)