Ish -lideri sovjetik thotë se bota është në një rrezik kolosal

  • 04 November 2019 - 12:08
Ish -lideri sovjetik thotë se bota është në një rrezik kolosal

Ish- lideri sovjetik Mikhail Gorbachov ka paralajmëruar se tensioni aktual midis Rusisë dhe Perëndimit po e vendos botën në “rrezik kolosal” për shkak të kërcënimit nga armët bërthamore.

Në një intervistë me Steve Rosenberg të BBC-së, ish-presidenti Gorbachov bëri thirrje që të gjitha vendet të deklarojnë se armët bërthamore duhet të shkatërrohen.

“Përderisa armët e shkatërrimit në masë ekzistojnë, fillimisht ato nukleare, rreziku është kolosal. Të gjitha kombet duket të deklarojnë se armët bërthamore duhet të shkatërrohen. Kjo duhet të ndodhë për të shpëtuar vetën tonë dhe gjithë planetin’ , tha ai.

(Kosova Sot Online)