Persona të maskuar vjedhin para në Prishtinë

  • 05 November 2019 - 12:30
Persona të maskuar vjedhin para në Prishtinë

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një sasi parash nga një grua derisa ajo ishte duke punuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)