Parashikimi: Ja pse nuk mund të zbulohet e vërteta për Dino Asanajn

  • 05 November 2019 - 15:36
Parashikimi: Ja pse nuk mund të zbulohet e vërteta për Dino Asanajn

“Derisa i kemi kriminelët në pushtet që po e udhëheqin shtetin, që po merren me haraç, që janë korruptuar etj, them që është humbje kohe për të kërkuar nga shteti për ta bërë ekzaminimin e Dino Asanajt”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Deklarimin e avokatit, Tomë Gashi se Dino Asanaj, ish-drejtor i Bordit Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk ka bërë vetëvrasje, por është vrarë, nuk po e konteston askush nga njohësit e zhvillimeve politike, dhe ekspertët e së drejtës në vend, mirëpo ata e shohin të kotë dhe të pamundur rihapjen e procesit të hetimeve rreth këtij rasti nga institucionet e drejtësisë kosovare.

Analistët hedhin akuza të rënda, ku sipas tyre vetë shteti e ka vrarë Asanaj dhe tani për 7 vite të kaluara, është manipuluar i gjithë arsenali I provave, dhe e vërteta nuk mundë të zbulohet.

Madje, kjo e vërtetë sipas analistit Dardan Grapci, është e pamundur të zbulohet e dëshmohet edhe nëse dërgohet rasti në institucione ndërkombëtare, sikur që u veprua me rastin Dehari tek Instituti i Zvicrës.

Image
Dardan Grapci

Kjo për faktin, se për vite të tëra, sic thotë Grapci sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kriminalizuar dhe i kontrolluar nga nëntoka kriminale dhe pushtetarët e inkriminuar.

“Ish Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj për të cilin po flitet e po aktualizohet si temë, nëse është vrarë apo vetë-vrarë, unë mendoj se është humbje kohe tash 7 vjet pas vrasjes, nëse merremi edhe me këtë dhe kërkojmë rihapjen e hetimeve, ose që ta dërgojmë rastin tij në Zvicër apo diku tjetër për ekzaminim. Po flas nga aspekti i praktikës së njohur, ngase është kot të ankohesh tani apo mundohesh me gjet se çka ka ndodhur aty para 7 vjetësh e më shumë, duke e ditur që drejtësia në Kosovë nuk ekziston në praktikë, por vetëm në letra, sepse e ka uzurpuar krimi tani për tani, prandaj nuk ke ku të ankohesh”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Grapcit, skenari i përgatitjes së ekzekutimit të Dino Asanajt, ka qenë i paramenduar dhe përgatitur gjatë, dhe në të njëjtën mënyrë janë zhdukur dhe manipuluar edhe provat për mos zbulimin e tij, diçka që tani është krejtësisht e pamundur.

“Derisa i kemi kriminelët në pushtet që po e udhëheqin shtetin, që po merren me haraç, që janë korruptuar etj, them që është humbje kohe për të kërkuar nga shteti për ta bërë ekzaminimin e Dino Asanajt”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)