Hoxha i martuar nga Mitrovica gjuhet me armë nga dashnorja

  • 06 November 2019 - 08:07
Hoxha i martuar nga Mitrovica gjuhet me armë nga dashnorja

Një hoxhë i martuar, dhe me dy fëmijë nga Zhabari i Komunës së Mitrovices është gjuajtur me armë nga një grua, të cilës i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të.

Arma u shkrep edhe afër shtëpisë së një kleriku fetar në Zhabar të Mitrovicës. Pas mesnatës, një grua ka shtënë me revole pasi nuk realizoi planin e saj që kishte me hoxhën.

Plani ishte për martesë, pasi ishin në lidhje, mirëpo hoxha i kishte rënë pishman. Se ka lidhje me 28 vjeçaren, e ka pranuar edhe hoxha.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar gruan që gjuajti me armë dhe e ka dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)