Haradinaj përkujton eprorët ushtarak Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi në 21 vjetorin e rënies

  • 06 November 2019 - 10:24
Haradinaj përkujton eprorët ushtarak Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi në 21 vjetorin e rënies

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinja, ka përkujtuar eprorët ushtarak Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi që ranë 21 vjet më parë.

Haradinaj në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përulet me nderimet më të larta para veprës sublime të tyre.

“Që në fillet e luftës çlirimtare, Xhelal Hajda, epror ushtarak me përvojë, dhe Selajdin Mullabazi luftëtar i lindur, iu bashkuan rreshtit të luftës sonë për liri dhe ia shtuan forcën goditëse si dy nga luftëtarët më të zot shqiptarë të të gjitha kohërave. Përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri që ranë 21-vjet më parë, në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë dhe të drejtën tonë me jetën e tyre. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)