Fushë Kosovë: Burri e rreh gruan

  • 07 November 2019 - 11:45
Fushë Kosovë: Burri e rreh gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që i njejti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti po hetohet në procedurë të rregullt. 

“Viktima femër K/Shqiptare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili  është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)