Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

  • 08 November 2019 - 13:06
 Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ai do të intervistohet më 19 dhjetor.

Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

(Kosova Sot Online