Video +18: Momenti tronditës kur polici qëllohet me 150 plumba...

  • 08 November 2019 - 16:47
Video +18: Momenti tronditës kur polici qëllohet me 150 plumba...

Ky është momenti tronditës, kur një punonjës policie në Meksikë ekzekutohet nga dy persona.

Punonjësi i policisë ishte një nga personat që mori pjesë në arrestimin e djalit të “El Chapos”.

Ai u qëllua 150 herë, në një atentat që zgjati për 30 sekonda.

Policia e identifikoi atë si Eduardo ‘N’, 32 vjeç.

Djali i “El Chapos” u arrestua disa ditë më parë, por policia u detyrua ta lërë të lirë, për shkak të luftës që shpërtheu mes bandës së tij dhe policisë.

Autoritetet meksikane thanë se e liruan atë, pasi nuk donin që të vriteshin qytetarë të pafajshëm.

(Kosova Sot Online)